Gjykata pezullon zgjedhjet në FSHF

17 Shkurt 2022 | 15:18

Gjykata e Tiranës ka pezulluar zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shkak për këtë vendim është shqyrtimi i akuzave për manipulime nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe kreut aktual të FSHF, Armand Duka.

Asambleja ishte parashikuar të mbahej në 2 mars. Në garë për kreun e FSHF janë Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova.

Çështja e zgjedhjeve rajonale për FSHF u zhvilluan në klimë tensioni me akuza dhe kundërakuza. Për këtë në Tiranë ndodhen prej 3 ditësh edhe 3 zyrtarë të UEFA-s të cilët po shqyrtojnë procedurat e ndjekura.

Situata e tensionuar kulmoi në zgjedhjet në shoqatën rajonale të Tiranës ku 18 delegatë u larguan në mënyrë demonstrative pas fillimit të Asamblesë.

Në Durrës u kallëzua penalisht një delegat i zgjedhur, për shpërdorim detyre pasi nuk kishte asnjë autorizim si përfaqësues i klubit Erzeni.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë hapur kundër kreut aktual të federatës Armand Duka i cili kërkon një mandat të 6.

Juristë pranë bashkisë pretendojnë se në Asamblenë e Tiranës por edhe shoqata të tjera, kanë votuar njerëz anonimë ndërsa përfaqësues të federatës e cilësojnë këtë një ndërhyrje të politikës.

Pala kundërshtare e Dukës ka paralajmëruar dërgimin e çështjes në gjykatë duke kërkuar edhe një hetim ndërkombëtar për kreun e FSHF-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026