Draghi: Sanksionet e mundshme të BE-së ndaj Rusisë të mos godasin energjinë
Sanksionet që mund të vendosen ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian nuk duhet të përfshijë importet e energjisë. Kështu u shpreh kryeministri italian Mario Draghi, të premten.
Draghi u tha gazetarëve se BE po studion opsione të ndryshme sanksionesh, nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Ne po diskutojmë sanksionet me BE-në dhe gjatë këtyre diskutimeve kemi bërë të ditur qëndrimin tonë. Ato duhet të përqendrohen në sektorë të ngushtë, pa përfshirë energjinë”, u shpreh Draghi.
Italia importon 90 për qind të kërkesave të saj për gaz dhe furnizuesi i saj kryesor është Rusia.
Me intensifikimin e tensioneve mbi Ukrainën, Draghi tha se presidenti rus Putin kishte kërkuar ta takonte.
Gjithashtu, Draghi thasë shpreson në mundësinë e një takimi midis Putinit dhe udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Megjithëse Draghi tha se ishte e rëndësishme të shmangeshin sanksionet në sektorin e energjisë, ai shtoi se qeveria po shqyrtonte furnizime të tjera të mundshme me gaz.
Perëndimi ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të ashpra në rast se pushton Ukrainën.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor