19 shkurti, ngjarjet e kësaj dite që shënuan histori

19 shkurti, ngjarjet e kësaj dite që shënuan histori
19 Shkurt 2022 | 19:15

Në epokën që jemi, çdo ditë e vitit mund të shënojë ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në histori. Nga dorëheqje liderësh e deri te reformat e rëndësishme, cilat janë ngjarjet historike të datës 19 shkurt?

  • Më 19 shkurt të vitit 1945, në kohën kur Luftës së Dytë Botërore po i vinte fundi, marinsat amerikanë pushtuan ishullin Iwo Jima, duke u marrë japonezëve kontrollin e këtij territori strategjik. Japonezët bënë rezistencë të fortë, që çoi në beteja të ashpra midis tyre dhe amerikanëve.
  • Më 19 shkurt të vitit 1878, shkencëtari amerikan Thomas Edison hodhi në treg gramafonin, një nga shpikjet e tij.
  • Më 19 shkurt të 1473 lindi astronomi polak Nikola Koperniku. Koperniku është një nga astronomët më të shquar evropianë dhe i pari që tha se Toka dhe planetët e tjerë rrotullohen rreth dielli, që quhet ndryshe si teoria heliocentrike.
  • Fidel Castro dha zyrtarisht dorëheqjen si president i Kubës më 19 shkurt të vitit 2008; ai ia la postin të vëllait, Raul Castro.
  • Shkrimtarja amerikane Harper Lee, vdiq më 19 shkurt të vitit 2015. Ajo u vlerësua me çmim kombëtar për romanin e saj të parë e më famë botërore, To Kill a Mockingbird (1960), i cili përshkruan jetën mes paragjykimeve racore në një qytet të vogël amerikan.
  • Deng Xiaoping, i cili në 1978 modernizoi sistemin ekonomik në Kinë, vdiq në moshën 92-vjeçare më 19 shkurt të vitit 1997.
  • Kansas u bë shteti i parë amerikan që ndaloi pijet alkoolike me Kushtetutë. Ky ndalim nisi më 19 shkurt të vitit 1920, e zgjati deri në vitin 1933.
  • Shkrimtarja dhe aktivistja amerikane Betty Friedan botoi “The Feminine Mystique” më 19 shkurt të vitit 1963, një vepër historike që nxiti valën e dytë të lëvizjes feministe, duke i garantuar gruas më shumë të drejta të barabarta me burrat.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026