Dukesha e Cambridge fton qytetarët në projektin e saj
Dukesha e Cambridge ka nisur një projekt të ri që inkurajon britanikët të ndajnë foto nga jeta e tyre e përditshme, për të parë sesi po përjetojnë situatën e krijuar nga coronavirusi.
Ka nisur në Britani një projekt që mban emrin “Hold Still”, i ideuar nga Dukesha e Cambridge-t, Kate.
Ai ka për qëllim të dokumentojë përjetimet e britanikëve gjatë mbylljes 6-javore për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja në vend e coronavirus–it.
Sipas dukeshës, e cila ka një pasion për fotografinë, projekti synon të nxjerrë në pah “rezistencën, trimërinë dhe mirësinë” që njerëzit po shfaqin në këto kushte të jashtëzakonshme.
Britania ka zyrtarisht numrin më të lartë të vdekurve për shkak të coronavirusit në Europë, sipas shifrave të bëra publike.
Vendi i është nënshtruar masave të rrepta kufizuese në përpjekje për të luftuar pandeminë.
Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump