Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë konferëncë do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.
Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.
Kryeministri Rama do të pritet nga homologu i tij polak, Donald Tusk dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konferencës. Sipas agjendës, Rama do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të saj.
Gjatë qëndrimit në Gdansk, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me me homologë, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.
Në kuadër të agjendës, Kryeministri do të takohet gjithashtu me drejtues të kompanive ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të sektorit të energjisë dhe investimeve, me fokus nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësive të reja të zhvillimit.
Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City