Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
Pep Guardiola ka refuzuar mundësinë për të drejtuar kombëtaren italiane të futbollit.
Në fillim të kësaj jave, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malago, tha se ishin zhvilluar bisedime me Guardiolën, i cili u largua nga Manchester City këtë verë pas 10 vitesh, dhe se për pagën e tij mund të bëheshin “përjashtime”.
Të enjten, drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini, deklaroi se Italia fillimisht kishte kontaktuar ish-lojtarin e saj Carlo Ancelotti, i cili aktualisht drejton Brazilin.
Ancelotti ka rënë dakord të vazhdojë në detyrë, ndërsa Guardiola ka njoftuar FIGC-në se synon të vijojë planin e tij për të marrë një pushim nga futbolli, periudhë gjatë së cilës dëshiron të pushojë, të kalojë më shumë kohë me familjen dhe të udhëtojë.
Përveç një page shumë të lartë, FIGC thuhet se i kishte ofruar Guardiolës mundësinë për të formësuar rolin sipas dëshirës së tij, në përpjekje për të bindur një nga trajnerët më të suksesshëm në botë që të merrte drejtimin e një kombëtareje që ka dështuar të kualifikohet në tre Botërorë radhazi.
Megjithatë, pasi e shqyrtoi situatën, Guardiola ka vendosur të thotë jo.
Kjo do të thotë se ish-mesfushori i Italisë, Andrea Pirlo, aktualisht trajner i klubit me bazë në Dubai, United FC, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Ai do të ketë detyrën të udhëheqë Italinë në një grup të Ligës së Kombeve ku bëjnë pjesë Franca, Belgjika dhe Turqia në vjeshtë, si dhe të tentojë kualifikimin për Euro 2028.
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa