Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

24 Korrik 2026 | 11:50

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza.

Sipas raportimeve të policisë, gjatë kontrollit fizik 16-vjeçarit iu gjetën lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në mbi 300 doza të dyshuara se ishin për shitje, si dhe shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave, dhe 2 celularë.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Hideaway”.         

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një shtetas i mitur, 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.     

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit të vendit ku ai u konstatua, në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në mbi 300 doza për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave dhe 2 celularë.    

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me qëllim dokumentimin e plotë të saj.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026