Ambasadorja italiane në Australi vdes pas rënies nga ballkoni

21 Shkurt 2022 | 16:49

Ambasadorja italiane në Australi ka vdekur pasi ra nga ballkoni i shtëpisë ndërsa ndodhej për pushime në vendlindje.

Francesca Tardioli ndërroi jetë në Foligno të shtunën në mbrëmje.

Në momentin e ngjarjes ajo ndodhej e vetme në banesë, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Një familjare e saj, njoftoi autoritetet por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e incidentit.

Hetimet e deritanishme të policisë dhe prokurorisë flasin për një akt vetëvrasjeje, raporton “Corriere della Sera”.

Tardioli, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i katit të tretë në kushte të rënda psikologjike.

Diplomatja ka përjetuar keq izolimin në Australi për shkak të pandemisë dhe kjo situatë e kishte zhytur në depresion.

Ministria e jashtme e Italisë e cilëson Tardiolin si “profesioniste të admiruar” dhe “një diplomate të jashtëzakonshme”.

Kreu i bashkisë së Foligno, Stefano Zuccarini e përshkruan diplomaten si shembull për t’u ndjekur.

Francesca Tardioli ishte emëruar ambasadore në Australi që prej shtator 2019.

56-vjeçarja ka shërbyer si pjesë e ambasadës italiane në Shqipëri dhe Arabinë Saudite.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026