Peticion për dekomunistizimin, Godole: Duhen 20 mijë firma
Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë ka ndërmarrë një iniciativë për të mbledhur mbi 20 mijë firma “për dekomunistizim dhe drejtësi”.
Godole, e cila gjithashtu është drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, thotë se synimi është të propozohet projektligj në Parlament.
Ajo thotë se pret që PD ta mbështesë bashkë me deputetë të mazhorancës pasi synimi është që të “ndahemi nga e shkuara”.
“Peticioni na ndan nga e shkuara dhe na bën që të reflektojmë më shumë. Na duhen 20 mijë firma të paktën”, tha Godole.
Në të kundërt nevojitet që projektligji të propozohet nga të paktën dy deputetë në mënyrë që të kalojë për shqyrtim në Parlament.
“Jam e sigurt që PD i ka dy deputetë që do ta mbështesin”, shtoi Godole.
Ajo tha se në një prej pikave të nismës kërkohet që persona që kanë pasur funksione të larta në komunizëm nuk duhet të jenë në Parlament.
Godole theksoi se Shqipëria “nuk ka akoma muze dhe memorial qendror për krimet e komunizmit”.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta