Putini dërgon më shumë trupa në rajonet separatiste
President rus Putin po shton tensionet me Rusinë, pasi firmosi zyrtarisht dhe njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
Dekreti parashikon dërgimin e trupave ruse në këto rajone, që sipas Moskës do të ketë funksione paqeruajtëse.
Republikat e vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luhanskut janë streha e rebelëve të mbështetur nga Rusia, të cilët kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.
“Zgjedhja e sigurisë nuk duhet të përbëjë kërcënim për shtetet e tjera. Dhe pranimi i Ukrainës në NATO është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”, tha Putin.
Brenda pak orësh, zyrtarët ukrainas dhe disa media filluan të citojnë dëshmitarë se po shihnin kolona jashtëzakonisht të mëdha të pajisjeve ushtarake që lëviznin në Donetsk.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, akuzoi Rusinë për shkelje të qëllimshme të sovranitetit të saj.

“Ne presim hapa të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët tanë. Tani është shumë e rëndësishme të shohim se kush është miku dhe partneri ynë i vërtetë dhe kush do të vazhdojë të frikësojë Federatën Ruse me fjalë. Ne jemi të përkushtuar për një zgjidhje politiko-diplomatike dhe nuk i nënshtrohemi asnjë provokimi”, u shpreh Zelenskyy.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent gjatë natës me kërkesë të Ukrainës, SHBA-së dhe vendeve të tjera. Nënsekretarja e Përgjithshme DiCarlo hapi seancën me një paralajmërim se “rreziku i konfliktit të madh është real dhe duhet të parandalohet me çdo kusht.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Presidentit Biden, i cili tha se kishte nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv për t’i mohuar Rusisë mundësinë për të përfituar nga shkeljet e saj flagrante të ligjit ndërkombëtar, si dhe ka ndaluar tregtinë me rajonet lindore të Ukrainës.
Aleatët perëndimore po ashtu bën me dije se do të publikojnë paketa sanksionesh në një përpjekje të bashkërenduar për të penguar Rusinë nga një pushtim në shkallë të gjerë.
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet