SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

28 Qershor 2026 | 12:19

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore amerikane deklaroi se goditi objektiva të shumtë nëpër Iran për t’iu përgjigjur agresionit, sipas saj, të vazhdueshëm ndaj anijeve tregtare.

Në shenjë hakmarrjeje, Garda Revolucionare deklaroi se qëlloi raketa dhe dronë ndaj infrastrukturave amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.

Pas shkëmbimit të zjarrit, si pala amerikane ashtu edhe ajo iraniane akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Lidhur me situatën reagoi edhe presidenti Donald Trump, i cili paralajmëroi se, “Irani nuk do të ekzistojë më” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të intensifikojnë përballjen ushtarake.

“Avionët amerikanë sapo goditën depozitat iraniane me raketa e dronë, si dhe bazat e radarëve detarë për faktin se vendi shkeli edhe njëherë armëpushimin”, shkroi presidenti amerikan në “Truth Social”.

Duke theksuar se, ka shumë mundësi që Teherani të mos zërë kurrë mend, shefi i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se herët a vonë administrata e tij do ta rëndojë dorën.

“Mund të vijë një moment kur nuk do të jemi më në gjendje të përdorim arsyen dhe do të na duhet të çojmë në fund veprën që nisëm me shumë sukses. Dhe nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit do të rreshtë së ekzistuari”, paralajmëroi Trump.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430

Bilanci i viktimave të tërmeteve që më herët gjatë javës tronditën Venezuelën ka shkuar në 1.430 persona, teksa skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të...
12:17 | 28/06/2026

Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja

Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pas një kërkimi 74-orësh për gruan e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë që...
12:01 | 28/06/2026

Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit

Qeveria australiane ka njoftuar se do të dyfishojë gjobën maksimale për platformat që shkelin ligjet e moshës minimale për përdorimin e mediave sociale në 99...
11:19 | 28/06/2026