Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
Qeveria australiane ka njoftuar se do të dyfishojë gjobën maksimale për platformat që shkelin ligjet e moshës minimale për përdorimin e mediave sociale në 99 milionë dollarë (rreth 86.9 milionë euro).
BBC raporton se ndryshimi në ligj do të thotë gjithashtu se Komisioneri i Sigurisë Elektronike do të jetë në gjendje t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale të ofrojnë prova të hapave që kanë ndërmarrë për t’u përmbajtur ndalimit.
Në Australi, fëmijëve nën moshën 16 vjeç u është ndaluar hyrja në dhjetë platforma kryesore të mediave sociale që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar.
Autoritetet e vendit kanë nisur hetime për mosrespektimin e supozuar të rregullave nga pesë platforma të ndaluara për fëmijë nën moshën 16 vjeç – Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok dhe YouTube.
Në raportin e tij, Komisioni i Sigurisë Elektronike, i cili është rregullatori i pavarur i vendit, tha se shtatë nga dhjetë fëmijë nën moshën 16 vjeç që kishin një llogari në mediat sociale para ndalimit, ende kishin “një farë qasje” në ato rrjete.
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik