Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 gradësh në shkallën Rihter goditi pjesën verilindore të Japonisë herët këtë mëngjes, por nuk u shpall kërcënim për cunami, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze.
Epiqendra e tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 5:21 të mëngjesit sipas kohës lokale ishte në Paqësor, pranë Prefekturës Iëate, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash, sipas të dhënave nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë, raporton Kyodo.
Tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë sipas shkallës sizmike 7 të Japonisë në disa pjesë të prefekturave Aomori dhe Iëate.
Sipas Tohoku Electric Poëer, nuk u raportua asnjë ndërprerje pune në centralin bërthamor Higashidori në Aomori ose në kompleksin bërthamor Onagaëa në prefekturën Miyagi.
Tërmeti ndodhi vetëm disa ditë pasi një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi të njëjtin rajon, duke plagosur të paktën 10 persona, duke ndërprerë trenat me shpejtësi të lartë dhe duke mbyllur përkohësisht shkollat.
Të premten, një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Yamanashi të Japonisë qendrore, pranë malit Fuji dhe zonave përreth.
Sipas të dhënave nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë, një intensitet i tillë tërmetesh në Prefekturën Yamanashi është regjistruar për herë të fundit në vitin 1924 dhe tërmeti nuk kishte lidhje me aktivitetin vullkanik të malit Fuji, sipas Kyodo.
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik