Putin merr leje për të dërguar ushtrinë në Ukrainë
Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë i ka dhënë autorizim presidentit Vladimir Putin për zhvendosjen e ushtrisë jashtë territorit të vendit.
Lajmi raportohet nga televizioni shtetëror “Russia Today”.
Kërkesa ka ardhur një ditë pasi Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve në lindje të Ukrainës.
Në një dalje para mediave pak pas vendimit të Parlamentit, Putin tha se Ukraina ka shkelur marrëveshjen e Minskut.
Presidenti i Rusisë tha se nuk do të lejojë genocid në rajonet pro ruse.
“Nuk thash që do të ketë marshim të ushtrisë drejt dy republikave. Kjo do të jetë në varësi të situatës në terren”, tha Putin.
I pyetur nëse mund të ketë zgjidhje paqësore, ai deklaroi se një alternativë është demilitarizimin i Ukrainës.
Presidenti rus shtoi se zhvillimi i armëve nukleare nga Ukraina do të ishte një kërcenim strategjik për Rusinë ashtu si dhe anëtarësimi i saj në NATO.
Rusia i quan “paqeruajtëse” forcat ushtarake që do të dërgojë në territorin e Ukrainës.
Në dy rajonet, Luhansk dhe Donetsk që prej aneksimit të Krimesë në 2014 ka pasur luftime mes rebelëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të sigurisë së Ukrainës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq