Konsulli shqiptar në Ukrainë: Kievi u detyrua të nënshkruante në Minsk
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov thotë se që prej aneksimit të Krimesë, situata nuk ka qenë e qetë.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai tha se Ukraina u detyrua që të nënshkruante marrëveshjen e Minskut edhe pse nuk ishte aspak e dobishme për të.
“Aspekti negativ i marrëveshjes së Minskut për Ukrainën ishte fakti që pas nënshkrimit, Ukraina ishte e detyruar të njihte zyrtarisht liderët e rajoneve separatiste dhe të ndryshonte administrimin e shtetit”, shprehet Omarov.
Sipas konsullit, kushti kryesor i marrëveshjes ishte çtensionimi i sulmeve ushtarake në kufi ndërsa e konsideron njohjen e pavarësisë për dy rajonet në lindje si plan të nisur që para 8 vitesh.
“Situata në këto dy rajone është e tensionuar. Ka veprime nga ana e tyre mbi palën ukrainase, me gjasa të mbështetura nga Federata Ruse. Pala ukrainase po përpiqet të mos i përgjigjet këtyre veprimeve provokuese”, shprehet ai.
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë thotë se “ajo që ndodhi mbrëmjen e së hënës ishte një mesazh i qartë për të gjithë komunitetin ndërkombëtar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta