Francesco Becchetti dënohet me 17 vite burg

23 Shkurt 2022 | 15:10

Gjykata e Tiranës dënoi me 17 vjet burg biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 20 vjet burg për biznesmenin.

Becchetti akuzohet për vjedhje me shpërdorim detyre, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe skema mashtruese me TVSH-në.

Gjykata dënoi edhe Mauro De Renzis si bashkëpunetor të Becchettit me 15 burg.

8 vite burg u caktuan për të ëmën e Becchetit Liliana Condomitti, për pastrim parash.

Becchetti aktualisht ndodhet në arrati, dhe për të është lëshuar edhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

Të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Disa muaj më parë Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Gjykata e Arbitrazhit në 2019, e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, me gjykimin se mbyllja e televizionit Agon  ishte motivuar politikisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026