Rusia nis operacionet ushtarake në Ukrainë, Kievi e quan shpallje lufte

24 Shkurt 2022 | 06:34

Presidenti Vladimir Putin autorizoi një operacion ushtarak kundër Ukrainës të enjten në mëngjes për të eliminuar atë që ai e quajti një kërcënim serioz, duke thënë se qëllimi i tij ishte të çmilitarizonte fqinjin jugor të Rusisë.

Në një fjalim herët në mëngjes në televizionin shtetëror, Putin tha se nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër veçse të niste operacionin.

“Kam vendosur të kryej një operacion ushtarak. Qëllimi i tij është të mbrojë njerëzit që janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit për tetë vitet e fundit. Për këtë ne do të përpiqemi për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës”, u shpreh Putin.

Autoritetet në Kiev e kanë cilësuar këtë veprim shpallje lufte.

Menjëherë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shpalli gjendjen ushtarake dhe tha se Rusia ka nisur sulme kundër infrastrukturës kufitare dhe ushtarake.

Ai paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në “pasoja që nuk i keni parë kurrë”.

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse” dhe kreu i NATO-s e quajti veprimin e Rusisë një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim për sigurinë e Evropës dhe aleatëve të saj në Atlantik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026