Një “hajdut i sjellshëm” në shtëpinë e Taylor Swift

5 Shtator 2019 | 11:00

Të jesh një yll super i famshëm nënkupton shpeshherë të përndiqesh nga individë apo grupe njerëzish, të cilët do të bënin gjithçka për t’iu afruar sadopak idhullit të tyre.

Këngëtarja dhe kantautorja Taylor Swift mund ta dijë këtë më mirë se kushdo tjetër, nëse marrim në konsideratë numrin e raportimeve të personave të futur në shtëpitë e saj nga cepi në cep. Por, nga të gjitha këto raste, apo të paktën atyre që janë raportuar në shtëpinë e saj buzë plazhit në Westerly, Rhode Island, askush nuk kishte vendosur të hiqte këpucët përpara se të hynte në to.

Kjo ndodhi pikërisht me 26-vjeçarin Richard Joseph McEwan, i cili hoqi këpucët përpara se të hynte në rezidencën e yllit të muzikës Pop në bregdet pasi dëshironte të tregohej i sjellshëm.

Policia në qytezën jugore të Rhode Island, e cila iu përgjigj raportimeve për një futje të paautorizuar në shtëpi gjatë pasdites së të premtes së kaluar, e gjeti McEwanin brenda. Oficerët i thanë gazetës lokale “The Westerly Sun” se kishin marrë një sërë ankesash që kur Swift kishte blerë atë shtëpi, por askush nga shqetësuesit nuk kishte mundur të hynte në brendësi të shtëpisë.

“Kjo është hera e parë në kujtesën time që dikush arrin të futet brenda”, tha Shawn Lacey, oficer i policisë në Westerly.

Policia ishte njoftuar për një person që kishte kapërcyer gardhin e pronës së Swift dhe shkuan në vendngjarje shumë shpejt rreth orës 17:10 me atë lokale, e vetëm pak sekonda më vonë dëgjuan një alarm nga kati i dytë i shtëpisë.

Lacey tha më tej se hetuesit kishin mësuar se McEwan kishte udhëtuar me automjetin e tij nga New Jersey drejt Rhode Island gjatë së njëjtës ditë, kishte thyer një derë të qelqtë për t’u siguruar se nga të futej, kishte hequr këpucët jashtë derës dhe kishte rendur brenda me besimin se do ta gjente Taylor Swiftin brenda, por nuk ishte ekzaktësisht kështu.

“Një palë këpucë portokalli u gjetën jashtë derës nga ku ai kishte hyrë. Kur oficerët e kishin pyetur se përse ishte zbathur, ai u kishte thënë se e kishin mësuar që kur të hynte në shtëpitë e të tjerëve të hiqte gjithnjë këpucët”, shpjegoi më tej oficeri Lacey. “E bëri këtë sepse kështu ishte e sjellshme”.

Rastet e shumta të përpjekjeve për të hyrë në shtëpitë e Swift, Lacey i shpjegon me faktin e publikimit më 23 gusht të albumit të saj të shtatë të titulluar “Lover”.

“Siç ndodh me personazhet e njohur, publikimi i albumit të saj të ri fitoi vëmendje të gjerë mediatike. Me shumë gjasë, edhe rasti i fundit vjen si pasojë e këtij zhvillimi”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026