“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

29 Prill 2026 | 17:35

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta kthejë pasionin për akrobacinë në një karrierë të qëndrueshme sportive.

“Unë, Enxhi Bardhi, kam 7 vite që merrem me akrobaci dhe stërvitem nga Fiona Rushiti. Më pëlqen shumë kjo disiplinë dhe që e vogël kam qenë shumë e lëvizshme. Merrem me disiplinën e ‘plastikës’ dhe prej 5 vitesh jam e fokusuar profesionalisht në këtë fushë.

Ushtrimi më i vështirë për mua ka qenë ai me gojëz, ku mbahesh vetëm me nofull dhe duhet të lësh duart për të mbajtur balancën e trupit. Punoj si në pjesën dinamike ashtu edhe në atë të ajrit dhe kam dëshirë të vazhdoj karrierën time, si dhe studimet në Universitetin e Sporteve.

Në fillim çdo gjë është e vështirë, por me punë dhe vullnet ia kam dalë deri këtu. Nuk kam pasur dëmtime serioze, as nuk kam hequr ndonjë kockë; vetëm incidente të vogla si në çdo sport, por fatmirësisht nuk kam thyer asgjë deri tani.

Nuk e shoh veten duke e bërë këtë gjithë jetën, por do të vazhdoj për aq kohë sa ta kem të shkruar. Aktualisht jam 59 kg dhe mendoj që duhet të kem një regjim më të mirë ushqimor dhe të dobësohem pak për të qenë më në formë për sportin tim”, thotë ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026