Mbi dy dekada ndarje dhe peripeci, vajza ribashkohet me prindërit
Ajo ishte duke udhëtuar së bashku me të atin e saj me një tren në vitin 1997, nga kryeqyteti Minsk drejt qytetit Asipovichy, e ndërsa babain e kishte zënë gjumi, në zgjim ai kishte vënë re se vajza dyvjeçare ishte zhdukur.
Pas më shumë se dy dekadash, vajza tashmë e rritur do të ribashkohej me prindërit e saj. Po flasim për Yulia Gorina, nga Bjellorusia, e cila përfundoi asokohe në Rusi, atje ku policia e dha për birësim pasi nuk mundi të gjente gjurmë të prindërve të saj.
Prindërit e saj jetuan për kaq vite nën dyshimet se mund të ishin ata vrasësit e foshnjës, duke u pyetur vazhdimisht nga policia, më e fundit herë në vitin 2017.
Sot 24-vjeçare, Yulia jeton në Rusi rreth 500 km larg, me të dashurin e saj Ilya Kryukov, i cili ishte edhe “truri” i ribashkimit të familjes falë një kërkimi të thjeshtë në internet. Identiteti i saj u konfirmua më pas edhe nga një test i ADN-së.
“Njëzet vite janë thuajse një jetë e tërë, por ne nuk i humbëm kurrë shpresat. Besonim gjithmonë dhe ja ku e gjetëm njëra-tjetrën”, është shprehur Lyudmila, nëna e Yulias, për mediet lokale.
“Prindërit më thanë se kanë kërkuar për një kohë të gjatë për mua, e po ashtu se besonin që do të më gjenin një ditë. Nëna nuk pushonte së më përqafuari, e madje më uli në prehrin e saj si të isha një vajzë e vogël. Biseduam gjatë, deri në orën 3 të mëngjesit, por më pas unë duhej të largohesha me Ilyan në Rusi, pasi atje më priste vajza ime”, shtoi ajo, duke zbuluar se është bërë edhe vet nënë e një fëmije.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 16:13 Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 15:41 Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin