Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit në përgjigje të sanksioneve

28 Shkurt 2022 | 12:51

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se ka rritur normën bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të frenuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe rritjes së inflacionit.

Me këtë vendim zyrtarët rusë po përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.

Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë Banka Qendrore dhe Ministria e Financave.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore në një deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026