Zvicra i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë
Zvicra do të miratojë sanksionet e njëjta të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, përfshirë ato ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
“Ky është hap i madh për Zvicrën”, tha presidenti zviceran, Ignazio Cassis në një konferencë për media.
Zvicra tradicionalisht ka qenë shtet neutral.
Të premten BE-ja u shpreh e mllefosur me Zvicrën për shkak se ky vend nuk e sanksionoi Rusinë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës.
“Ky është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin evropian që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dhe nuk prek vetëm Ukrainën, por edhe Evropën – jo Bashkimin Evropian: prek Evropën. Zvicra është pjesë e Evropës”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano për mediat në Bruksel më 25 shkurt.
“Pra, ne presim që partnerët tanë, fqinjët tanë, aleati ynë, të ndjekin shembullin në mbrojtje të parimeve mbi të cilat bazohen komunitetet tona dhe vendet tona. Ndër këto parime janë respektimi i rregullave ndërkombëtare, mbrojtja e demokracisë dhe solidariteti”, shtoi ai.
Qeveria zvicerane kishte thënë se dëshiron të sigurohet që Zvicra nuk do të keqpërdoret dhe se po i konsideron sanksionet.
Megjithatë Zvicra dënoi njohjen nga Rusia të dy rajoneve të shkëputura në fillim të kësaj jave si një shkelje e integritetit territorial të Ukrainës.
Në vitin 2014, Zvicra neutrale nuk miratoi sanksione të BE-së kundër Moskës për aneksimin e Krimesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara