Pronarët e dyqaneve në Greqi i frikësohen një vale të dytë infektimi

11 Maj 2020 | 18:26

Ndërsa Greqia përgatitet për lehtësimin gradual të masave kufizuese, shumë pronarë dyqanesh shprehen të shqetësuar për të ardhmen.  

Ata i frikësohen një vale të dytë infeksioni në javët apo muajt e ardhshëm dhe shqetësohen se në rast se masat kufizuese vendosen sërish, bizneset e tyre nuk do të mund të mbijetojnë.

“Asnjë nuk do të mund ta përballonte sërish këtë situatë. Nëse përsëritet, të gjithë dyqanet do të mbyllen përjetësisht, kjo është 99.9 përqind e sigurt. Çdo gjë do të mbyllej”, thotë Paris Kouklogiannis, pronar i një dyqani dhuratash në Athinë. 

“Duhet të paguanim qiranë pa pasur asnjë të ardhur. Nuk dimë si t’i mbulojmë këto shpenzime. Dhe kjo nuk erdhi se nuk kemi produkte cilësore, por sepse ishim të mbyllur”, shpjegon ai. 

Qendrat tregtare do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura në Greqi deri më 1 qershor, por bizneset e shitjes me pakicë, përfshirë dyqanet e rrobave, pajisjeve elektronike, produkteve estetike u lejuan të rihapeshin të hënën, por me rregulla të distancimit social për të parandaluar përhapjen e virusit. 

Disa pronarë dyqanesh e përdorën këtë kohë për të rinovuar dyqanet e tyre, ndërsa shumë të tjerë dezinfektuan ambjentet e brendshme në ditët përpara hapjes. Ata mirëpritën klientët të furnizuar me maska mbrojtëse dhe dezinfektantë duarsht. 

“Ne duam dhe duhet të jemi optimistë. Shpresojmë që qytetarët t’i kthehen rutinës së tyre ditore dhe të fillojnë të dalin sërish”, thotë pronari i një dyqani rrobash Giannis Xenidis. 

Megjithatë ai thotë se tashmë “kemi humbur të paktën gjysmën e sezonit”. 

Javën e kaluar, pronarët e restoranteve në Greqi protestuan në qendër të Athinës dhe Selanikut duke thënë se rregullat e rejat të distancimit social do t’i detyrojnë ata të operojnë nën kapacitet gjatë një periudhe kur ata më shumë se kurrë kanë nevojë për të ardhura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026