Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, presidenti mbledh partitë politike

12 Maj 2020 | 06:30

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbledh sot partitë politike për të vendosur për datën e zgjedhjevepërgjithshme, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, ka propozuar që keto zgjedhje të mbahen më 14 qershor.

Nga ana tjetër, VMRODPMNE propozojnë si datë për zhvillimin e zgjedhjeve muajin korrik.

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë qëndrime të ndara.

BDI-ja kërkon mbajtjen e tyre sa më parë që të jetë e mundshme, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në opozitë, kërkon që zgjedhjet të mbahen pasi të hapen kufijtë në mënyrë që e drejta e votës ti sigurohet edhe diasporës.

Megjithatë, të gjithë liderët politike kanë thënë se do të respektojnë çdo mendim që do të japin ekspertët e mjekësisë, për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhjet ishin përcaktuar të mbaheshin më 12 prill, por u shtynë për shkak të pandemisë.

Aktualisht vendi drejtohet nga një qeveri teknike në të cilën merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026