Mungojnë blerësit, tregtarët të shqetësuar për biznesin e tyre, janë drejt falimentimit

12 Maj 2020 | 10:19

Tregtarët në Tiranë po përballen me mungesë të blerësve për shkak të COVID-19. Të pyetur nga Euronews Albania ata thonë se rrezikojnë falimentimin edhe pas 20 vitesh punë.

Familja e Redina Guçes, prej 20 vitesh merret me tregti të veshjeve dhe suvenireve në tregun e njohur si “Tregu Çam” në kryeqytet.

Dy muaj biznesi i saj u mbyll për shkak të COVID-19. Pasi ka rinisur aktivitetin, ajo thotë se për herë të parë po ndjen rrezikun e falimentimit.

“Do ja lëmë kohës, po ekonomia mori për poshtë, momentalisht nuk shoh pozitivitet. Me këtë situatë ndoshta degradimi mund të jetë edhe mbyllja. Shpresoj që jo sepse këtë kam, këtu jemi familjarisht që punojmë,” – thotë Redina.

Pandemia COVID-19 po zbraz ndjeshëm xhepat e tregtarëve, të cilëve malli i sezonit të kaluar ka mbetur stok.

“Lëvizje ka shumë por blerja është shumë e pakët, për arsye se çmimet u duken e shtrenjta, edhe pse nuk ka rritje. Përballimi është shumë i vështirë, llogarite që jemi me një stok të majmë të sezonit që ka kaluar sepse erdhën me një sezon me mëngë të shkurtra, është e papërballueshme është shumë e vështirë,” – vazhdon më tej ajo.

Ndërsa tregtarët i kanë sytë nga blerësit, në rrugët e tregut sheh qytetarë, të cilët kalojnë dhe vështrojnë veshjet e ekspozuara, por interesimi duket i vakët.

Tregtarët të pyetur nga Euronews Albania konfirmojnë se xhiroja ditore e blerjeve është e ulët, teksa mundësitë për të paguar qiratë e dyqaneve janë të pakta.

“Ekonomia është shumë dobët, njerëzit mendojnë për bukë, jo për të blerë gjëra për të veshur. Nuk e dimë se çfarë do të bëhet, unë jamë vetë i pesti në shtëpi, me qira jemi, nuk e dimë,” – shprehet një tregtar.

“Nëse shteti nuk e ndihmon biznesin e vogël, sikur edhe kredi të japë me pak interes, nuk e di. Të shohim! Nëse do ta përballojmë sepse qiraja është shumë e lartë,” – shprehet një tregtar tjetër.

Nga paketa financiare e qeverisë tregtarët pohojnë se kanë përfituar deri më tani vetëm një muaj, ndërsa janë në pritje të pagës së dytë dhe në shpresë për shtimin e numrit të blerësve.

Lexoni gjithashtu:

Paketat ekonomike, Milva Ekonomi: Në vëmendje të qeverisë ishte individi, biznesi do e ketë të vështirë gjithë vitin

Dorian Teliti: Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan për mbështetjen e dhënë ndaj ekonomisë

Papunësia në SHBA, niveli më i lartë që prej Depresionit të Madh

Bizneset greke në vështirësi, të pasigurt nëse do të mbijetojnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026