“Në dy muaj kanë humbur punën 120 mijë qytetarë”, Bushati, Kadia dhe Teliti përplasen në “Ilva Now”

13 Maj 2020 | 18:05

Performanca ekonomike e Shqipërisë në vitin 2020 e vlerësuar nga BERZH thuhet se do të bjerë me 9 për qind. Kjo çështje është shoqëruar me debate të forta mes të ftuarve në emisionin “Ilva Now”.

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, theksoi se ndryshe nga parashikimet e BERZH-it, Shqipëria nuk është prekur aq shumë nga pandemia e COVID-19, dhe si e tillë, vendi ynë mund të marrë një hov dhe një rritje të menjëhershme. 

“Shëndeti i ekonomisë shqiptare është  i bazuar mbi shëndetin e shoqërisë. Qeveria e ka për detyrë të kalojë këtë fazë. Detyra e parë është ruajtja e shëndetit. Nëse nuk kemi një shoqëri të shëndetshme nuk mund të kemi ekonominë. Fazën e parë e kemi kaluar me sukses. Kemi vdekshmërinë më të ulët në Europë. Kjo tregon besueshmërinë. Në katër muaj Shqipëria mbajti mbi supe dy tragjedi të mëdha, që nuk i ka patur në mijëra vite. Ne nuk mund të ishim një ishull i qetë në këtë trazirë të madhe. BERZH-i ka një parashikim tjetër. Unë dua të jem më optimist, sepse Shqipëria është prekur pak dhe hapja do ta ndihmojë më tepër”, tha ai.

Por, projeksionet e BERZH-it në sytë e Partisë Demokratike janë shumë dramatike. Drejtori i kabintetit te kryetarit të PD-së, Dorian Teliti theksoi se përgjatë dy muajve kanë humbur punën 120 qytetarë shqiptarë. Sipas tij, shteti shqiptar sot është kthyer në një shtet prej kartoni, dhe nuk po ndihmon siç duhet qytetarët në nevojë.

“Është një parashikim dramatik për ekonominë shqiptare. Ne sot praktikisht nuk kemi një ekonomi, por sot kemi një shtet prej kartoni. Sot jemi të parët për numrin më të ulët të testimit në rajon. Kemi praktikisht braktisjen totale të konsumatorëve që janë në nevojë dhe bizneset po vuajnë mungesën e likuiditetit dhe po heqin njerëzit nga puna, dhe shteti duhet t’u përgjigjet. Zyrtarisht nga tatimet thonë janë mbi 85 mijë persona që kanë humbur vendin e punës, që duke përshirë këtu personat që punojnë në të zezë, praktikisht kemi 120 mijë persona që kanë humbur vendin e punës  në dy muaj, që do të thotë janë 120 mijë familje që nuk kanë asnjë qindarkë në xhepin e tyre”, tha ai.

Për specialistin e ekonomisë, Besard Kadia viti 2020 do jetë një vit shumë i vështirë për ekonominë e vendit. Ai tha se varfëria do të shtohet më tej, pasi kanë rënë ndjeshëm remitancat.

“Kaosi që po shkaktohet nga pasiguria, unë mendoj se 2020 do jetë vit i keq. Një çështje tjetër janë edhe remitancat. Remitancat kontribuojnë direkt në uljen e varfërisë në Shqipëri. Sot në mungesë të remitancave, qytetarët i kanë shtrirë dorën shtetit. Do kemi më vonë presion për rritje taksash. Sot ky është debati. Ekonomi është reale dhe debati është real. Masat që ka marrë qeveria nuk janë të plota”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021