Qeveria greke mbështet qytetarët për të përballuar rritjen e çmimeve

10 Mars 2022 | 13:13

Qeveria greke ka marrë një serë masash për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore, duke përkrahur me asistencë kryesisht familjet me të ardhura të ulëta.

Brenda 24 orëve, çmimi i energjisë elektrike është rritur me 52% në Greqi, duke shënuar 426.90 euro për megavat në 8 mars, nga aty ku shënonte 136.39 euro për megavat. Njësoj janë rritur çmimet e gazit dhe lëndëve të karburantit.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Mitsotakis ka thënë se zhvillimet ndërkombëtare e kryesisht lufta në Ukrainë ka sjellë rritje dramatike të çmimeve në të gjithë Evropën.

Për të përballuar këtë rritje çmimesh, Mitsotakis ka theksuar rëndësinë  e masave emergjente dhe të veprimit të menjëhershëm, e më konkretisht themelimin e një Fondi të Posaçëm për përballimin e çmimit të energjisë, si një segment i planit europian për shkëputjen e vendeve anëtare nga vartësia e naftës dhe gazit rus, çfarë do të diskutohet në Samitin e Jashtëzakonshëm të KE në Paris të enjten.

Mitsotakis bëri me dije se brenda 10 ditëve do të prezantohet paketa e ndihmës për familjen dhe biznesin grek.

“Do të jetë një program i plotë mbështetjeje shtesë, duke shfrytëzuar burimet kombëtare dhe evropiane”, u shpreh Mitsotakis.

Ndërsa javën e Pashkëve ortodokse, qeveria greke do të shpërndajë asistencë ekonomike prej 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.

“Do të përfitojnë të papunët mbi 1 vit dhe pa asistencë papunësie si dhe një kategori me nivel të kufizuar të ardhurash vjetore”, theksoi kryeministri grek.

Gjithashtu, Kryministri Mitsotakis njoftoi se asistenca për energjinë elektrike, e dhënë për familjarët me të ardhura të ulëta në janar dhe shkurt, vijon dhe në mars. Për marsin pritet që subvencionimi qeveritar të jetë akoma më i lartë.

Kriza ekonomike ka prekur të gjithë Perëndimin, me çmimet që rritur me përqindje të larta brenda vetëm pak ditësh. Pavarësisht se ka pasur paralajmërim për rritje të çmimeve, kryesisht të energjisë, dhe pavarësisht tensioneve që kanë vijuar prej muaj midis Rusisë dhe Ukrainës, disa shtete duket se janë kapur “të papërgatitura”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026