Sulmi në Kabul, Trump ndërpret bisedimet për paqe me Afganistanin
Presidenti amerikan, Donald Trump, papritur ka anuluar bisedimet e fshehta që duhet të mbaheshin të dielën me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe udhëheqësit e lartë të talebanëve në Maryland.
Trump e konfirmoi në Twitter qëndrimin e tij për anulimin e takimit mes palëve, pas një sulmi me bombë në Kabul që la të vdekur 12 persona, duke përfshirë edhe një ushtar amerikan.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, e aprovoi vendimin e presidentit duke e cilësuar të drejtë ndërprerjen e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe udhëheqësve talebanë. Sipas tij, takimet ishin planifikuar mbi besimin se ato “mund t’i shërbenin interesit kombëtar të Amerikës për t’i dhënë fund përfshirjes 18-vjeçare amerikane në Afganistan”.
Zabihullah Mujahid një zëdhënës i talibanëve reagoi me tona të ashpra ndaj presidentit amerikan për heqjen dorë nga dialogu.
“Kjo do të çojë në më shumë humbje jetë njerëzish për SHBA”, tha Mujahid. Qëndrimi i saj kundër paqes do t’i ekspozohet botës, humbjet në jetë dhe pasuri do të rriten.”
Trump është duke tentuar t’i japë fund konfliktit në Afganistan si dhe të tërheq trupat amerikane nga vendi, për të realizuar premtimin që kishte dhënë gjatë fushatës më 2016.
Vrasja e ushtarit amerikan çoi në 16-të numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në shtetin e Afganistanit këtë vit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje