Si ka ndikuar rritja e çmimeve në Evropë?
Çmimet e naftës, gazit dhe ushqimeve janë rritur në nivele rekord në shumë shtete evropiane.
Kjo situat nisi pak ditë pas luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që Perëndimi ka ndërmarrë ndaj Moskës.
Sipas gazetës britanike Daily Mail, mbështetja tek gruri i importuar nga Rusia dhe Ukraina ka shënuar rritje të kostos së shitjes me shumicë me gati 50 për qind gjatë dy javëve të fundit.
Në Greqi, norma vjetore e inflacionit u rrit në 7.2 për qind në shkurt dhe arriti në nivelin më të lartë të 26 viteve.
Sipas ELSTAT, kjo është shkaktuar kryesisht nga një rritje prej 78,5 për qind e gazit natyror, 71,4 për qind e energjisë elektrike, 41,5 për qind e naftës për ngrohje dhe 23,2 për qind e çmimeve të karburanteve dhe lubrifikantëve.
Qeveria greke këtë javë bën me dije paketën për të ndihmuar familjet dhe bizneset që janë në vështirësi.
Për shkak të faturave të larta, firma italiane e kartonit dhe letrës Pro-Gest vendosi të pezullojë prodhimin dhe të mbyllë gjashtë fabrika, duke lënë 400 punonjës pezull në shtëpi. Edhe në Itali çmimet kanë arritur nivele rekord.
Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit (CPI) në Gjermani në shkurt u rrit me 5.1 për qind në bazë vjetore. Çmimet e produkteve energjetike u rritën me 22.5 për qind, dhe çmimet e ushqimeve u rritën me 5.3 për qind.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar