Arabia Saudite ekzekuton 81 persona në 24 orë

12 Mars 2022 | 19:32

Arabia Saudite ekzekuton 81 persona në një ditëArabia Saudite thotë se ka ekzekutuar 81 burra të shtunën – më shumë se sa numri i të gjithë të ekzekutuarve vitin e fundit raporton “Reuters”.

Mes tyre gjendeshin 7 persona nga Jemeni dhe një nga Siria. Të gjithë të ekzekutuarit ishin dënuar për krime të rënda përfshirë terrorizëm, raporton agjencia shtetërore SPA.

Disa ishin të dënuar si pjesë e ISIS, al-Qaeda dhe grupit rebel nga Jemeni, Houthi. Sipas SPA, të dënuarit janë gjykuar nga një juri me 13 gjyqtarë si dhe kanë kaluar të tre fazat e sistemit të drejtësisë.

Arabia Saudite është një nga vendet me normën më të lartë të ekzekutimeve në botë – e 5 në listën e Amnesty International, pas Kinës, Iranit, Egjiptit dhe Irakut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026