Luftime në Kiev, 2 persona humbin jetën

15 Mars 2022 | 12:58

Sulmet ruse në Ukrainë iu afruan edhe më shumë qendrës së Kievit paraditen e së martës, me raketa nga ajri që goditën lagje të banuara të kryeqytetit.

Dy persona humbën jetën gjatë sulmit në perëndim të Kievit ku një pallat 16 kate i lartë mori flakë pasi u godit me raketa. 46 persona u shpëtuan nga ndërtesa e shkatërruar.

Të paktën katër ndërtesa rezidenciale janë goditur me raketa nga ajri paraditen e së martës, sipas shërbimit të emergjencës ukrainase.

Ndërkohë në Mariupol një karvan me thuajse 160 makina civilësh arriti të largohej nga qyteti pas thuajse dy javësh bllokim.

Rreth 350.000 civilë vijojnë të jenë të bllokuar në Mariupol sipas përllogaritjeve të zyrtarëve atje.

Lejimi i hyrjes së ndihmave dhe largimit të civilëve është kërkesë e hershme e Ukrainës gjatë bisedimeve me Rusinë.

Ukraina dhe Rusia vijojnë raundin e katërt të bisedimeve për armëpushim. Deri më tani thuajse 3 milionë qytetarë Ukrainas janë larguar nga vendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026