Shqiptarët, të parët në Europë për aplikimet për azil

Credits: Euronews Albania
16 Mars 2022 | 16:40

Vitin e kaluar, 11,000 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azil, kjo shifër e rendit vendin tonë të parin në Europë për numrin e aplikimeve. Nga këta, 8700 aplikuan për herë të parë. 

Por, vitet e fundit, kërkesat janë ulur, nisur edhe nga refuzimet e shtuara të vendeve të Europës, kryesisht Franca e Gjermania.

Shqiptarët, të parët në Europë për aplikimet për azil

Numri më i ulët u regjistrua në vitin 2020, dhe pandemia ndikoi në këtë

Në Europë, shqiptarët kryesojnë me numrin e azilkërkuesve, ndjekur nga moldavët. Në rajon, edhe Maqedonia e Veriut ka numër të lartë aplikimesh për në BE.

Shqiptarët, të parët në Europë për aplikimet për azil

Në total, në vitin 2021, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare në BE u rritën me një të tretën, në 617 800, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë pas një rënieje të madhe në vitin 2020.

Shqiptarët, të parët në Europë për aplikimet për azil

Rritja e përgjithshme e kërkesave për azil për vitin e kaluar u nxit kryesisht nga afganët dhe sirianë.

Shqiptarët, të parët në Europë për aplikimet për azil

Afganët depozituan dy herë më shumë aplikime krahasuar me vitin 2020, pasi talebanët avancuan deri në marrjen e pushtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026