COVID-19 shton shqetësimet psikologjike tek shqiptarët, gratë më të prekura

15 Maj 2020 | 14:15

Qytetarët shqiptarë brenda një kohë relativisht të shkurtër janë përballuar me dy momente të vështira, të cilat janë shoqëruar me pasoja të rënda sociale dhe ekonomike.

Fillimisht ishte tërmeti i 26 nëntorit, dhe tani përhapja e pandemisë globale të virusit COVID-19, dy ngjarje këto që duket se shkaktuan frikë dhe pasiguri për të ardhmen. Këto dy situata të pazakonta kanë ndikuar drejtpërdrejt jo vetëm në varfërimin e shqiptarëve, por dhe në përkeqësimin e gjendjes së tyre emocionale dhe atë psikologjike.

Me shtrëngimin e masave dhe izolimin në shtëpi, gjendja psikologjike e shqiptarëve ka pasur nevojë për përkujdesje. Ky është konstatimi që vjen nga Urdhri i Psikologut, i cili thekson se në 50 ditë pune online ka marrë gjithsej 756 telefonata për ndihmë.

Sipas të dhënave të urdhrit, në dy ditët e parë kanë qenë meshkujt ata që kanë kërkuar ndihmë, por me kalimin e ditëve, ky raport është përmbysur në favor të grave.

Por, cilët janë faktorët që ka ndikuar që gratë të kenë një shëndet më të rënduar psikologjik? Urdhri i Psikologut shprehet se kjo situata lidhet me shumë faktorë, ndërsa më kryesorët janë si vijon: mësimet online të fëmijëve, mirëmbajtjen e shtëpisë, kujdesin ndaj familjes në tërësi, si dhe ngarkesat që kanë ardhur si pasojë e shkëputjes nga aktiviteti parë i përditshëm apo mungesa e kohës për veten.

Përpos këtyre impenjimeve dhe problematikave të përditshme, në përkeqësimin e shëndetit psikologjik ka ndikuar specifikisht edhe frika e COVID-19. Një përqindje të konsiderueshme në studimin e bërë nga Urdhri i Psikologut zënë të miturit, nga mosha 10-17 vjeç.

Numri i tyre është shtuar gjatë 3 javëve të fundit të shërbimit për shkak të mungesës së fashave të orareve për ta, për të dalë nga banesa, frika nga COVID, problematika të hasura me mësimin online, mungesa e kontakteve të drejtpërdrejta sociale të domosdoshme për një adoleshent, të cilat i janë mbivendosur problematikave të moshës.

Sa i përket qarqeve, Urdhri i Psikologut ka renditur tre qarqet me numrin më të lartë të kërkesave për këshillim psikologjik gjatë kësaj periudhe. Tre qytetet më të prekura nga kjo dukuri janë Lezha me 23.7%, Tirana me 22.1% dhe Durrësi me 19.4%.

Kjo e dhënë e përftuar nga Urdhri i Psikologut vërteton faktin se popullata që ka përjetuar tërmetin e 26 nëntorit, është shumë më e riskuar për problematika të shëndetit mendor. Trauma e COVID-19 i mbivendoset traumës së pa trajtuar të shkaktuar nga tërmeti. Bazuar tek shifrat e rritura dhe problemeve që po has shoqëria, Urdhri i Psikologut ka përpiluar disa këshilla për autoritetet shqiptare.

Rekomandimet e Urdhrit të Psikologut

1. Nisjen e fushatave sensibilizuese për  popullatën për marrjen e shërbimeve psikologjike.

2. Nisjen e fushatave sensibilizuese për bashkërendimin e punës dhe të punuarit në ekipe multidisiplinare.

3. Nevojën imediate për depistim të popullatës mbi shëndetin mendor .

4. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar pranë qendrave të shëndetit mendor në rang vendi.

5.Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar pranë qendrave spitalore në rang vendi.

6. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve pranë bashkive në rang vendi, që mbulojnë me shërbim çerdhet dhe kopshtet.

7. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar në shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe të arsimit të mesëm (një problematikë e hershme kjo).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026