Dhjetëra viktima nga bombardimet në Ukrainë, mbi 6 mijë evakuime të shtunën
20 Mars 2022 |
08:27
Ushtria ruse vijon me bombardimet në territorin ukrainas. Gjatë orëve të fundit raportohet për dhjetëra ukrainas të vrarë, mes tyre edhe fëmijë. Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas pretendojnë se deri më tani janë vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë. Mariupol është qyteti më i prekur nga bombardimet gjatë ditëve të fundit.
Zhvillimet e fundit:
- Një imazh i ri satelitor tregon teatrin e bombarduar në Mariupol, në të cilin ishin strehuar mbi 1000 ukrainas. Këshilli Bashkiak i qytetit tha se e banorët e kapur nga forcat ruse po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre. Qyteti i rrethuar i Mariupolit është nën bombardime pothuajse të vazhdueshme, sipas një majori në ushtrinë ukrainase, dhe banorët po racionojnë ushqimin dhe ujin.
- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se ajo që forcat ruse i kanë bërë Mariupolit është një “akt terrori që do të mbahet mend për shekuj”. Ai i kërkoi Zvicrës që të marrë sanksione ndaj oligarkëve rusë, që sipas tij po finaciojnë rusinë për luftën në Ukrainë.
- Dhjetëra trupa ukrainase raportohet se kanë vdekur në një sulm në një kazermë ushtarake në Mykolaiv.
- Ushtria britanike tha se forcat ruse ende nuk kanë arritur të marrin kontrollin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.
- Zyrtarët amerikanë konfirmuan se Rusia lëshoi raketa hipersonike (shumë të shpejta) kundër Ukrainës javën e kaluar. Rusia pretendoi se lëshoi këto raketa të premten për të shkatërruar një depo municioni në Ukrainën perëndimore.
- Dy fëmijë dhe një grua u vranë në qytetin lindor të Rubizhne, pasi u nxorën nga rrënojat e një ndërtese banimi të goditur nga artileria ruse.
- Ministria e Jashtme e Ukrainës pretendon se që prej nisjes së pushtimit nga Rusia, janë vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë. Të dhënat e publikuara, tregojnë për 95 avionë luftarakë të rrëzuar, 115 helikopterë si dhe 466 tanke.
- Të paktën 6.623 njerëz u shpëtuan përmes korridoreve të evakuimit nga qytetet e rrethuara të Ukrainës të shtunën, sipas Kyrylo Tymoshenko, një zyrtar i lartë në zyrën e Presidentit Volodymyr Zelensky. Tymoshenko tha se 4.128 njerëz, përfshirë 1.172 fëmijë, u evakuuan nga Mariupol në Zaporizhzhia.

Lajme të Sugjeruara
Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
Arkeologët në Pompei kanë rindërtuar pjesërisht një tavan antik të zbukuruar me afreske që paraqesin skena nga mitologjia greke, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë romak....
Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi për përshkallëzim të operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit nëse përpjekja e re diplomatike nuk çon në një marrëveshje përfundimtare me Iranin....
Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Francë dhe Spanjë, me një prej zjarreve që ka arritur deri në 15 kilometra nga jugu i qytetit të...
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike