Banorët e Mariupol-it dërgohen me forcë në Rusi, pretendojnë autoritetet lokale

20 Mars 2022 | 10:28

Zyrtarët e qytetit Mariupolit akuzojnë forcat ruse se kanë transportuar mijëra vendas përtej kufirit javën e kaluar, kundër vullnetit të tyre.

Një zyrtar, Pyotr Andryuschenko, i tha New York Times se 4.000 deri në 4.500 banorë ishin zhvendosur në Tangarog, një qytet në rajonin e Rostovit që kufizohet me cepin juglindor të Ukrainës. Ai shtoi se ata ishin transportuar pas pasur pasaporta me vete.

Një burrë ukrainas tha gjithashtu se kishte qenë në kontakt me tre familje që ishin zhvendosur me forcë.

“Tani rusët po kontrollojnë nëpër bodrume dhe nëse ka njerëz që kanë mbetur atje, ata i çojnë me forcë në Taganrog”, tregoi Eduard Zarubin, një mjek që u largua nga qyteti në fillim të kësaj jave.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të premten se mijëra ukrainas dëshironin të iknin në Rusi dhe qeveria e saj po i ndihmonte ata.

Qyteti i Mariupol është aktualisht skena e betejave intensive midis trupave ruse dhe ukrainase. Qyteti është bombarduar vazhdimisht gjatë dy javëve të fundit dhe zyrtarët lokalë thonë se 2400 njerëz kanë humbur jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

Rusia njoftoi të hënën se do të ndërmarrë masa politike dhe ushtarako-teknike në përgjigje të një ligji të ri nga Finlanda, anëtare e NATO-s, që...
14:49 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar

Pesë persona kanë vdekur në qytetin verior të Gjermanisë në Standes, në një incident të ri me të shtëna me armë. Sipas policisë, një person...
14:26 | 29/06/2026

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik

Unioni Turk i Dhomave dhe Bursave të Mallrave (TOBB) dhe Federata e Dhomave të Tregtisë Saudite (FSC) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e...
14:09 | 29/06/2026