Ndeshjet e kombëtares në mars, Reja: Kemi thirrur lojtarë të rinj
Të hënën kombëtarja shqiptare nis grumbullimin për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Një ditë pasi publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ka folur trajneri kuqezi, Edoardo Reja, duke theksuar se këto dy përballje do jenë teste të rëndësishme për të parë nivelin e ekipit.
“Kam folur me djemtë edhe hera të tjera, ne nuk duhet t’i luajmë këto ndeshje si të ishin miqësore, e kam thënë edhe më parë, për kombëtaren shqiptare nuk ka miqësore, të gjitha ndeshjet duhet t’i luajmë me 100% të mundësive tona, edhe sepse sa i përket rritjes në aspektin psikologjik këto janë ndeshje shumë të rëndësishme për të parë progresin që kemi bërë. Pra, janë dy ndeshje të rëndësishme, janë dy skuadra shumë të forta”, u shpreh Reja.
Tekniku italian ka folur për risitë e listës dhe zgjedhjet e tij, teksa është i kënaqur për faktin se shumë prej lojtarëve po luajnë rregullisht me klubet dhe marrin pjesë në liga të rëndësishme europiane.
“Kemi gjithmonë një listë me rreth 30 lojtarë, por me vete do të marr 26 lojtarë, sepse është e kotë të marr lojtarë, të cilët më pas nuk do kenë mundësinë të luajnë. Është e qartë që në këtë listë ka disa te reja, është Asllani që po paraqitet shumë mirë me Empolin, duke treguar personalitet të madh. Më pas, është Kastrati, i cili gjithashtu po paraqitet mirë këtë vit në Serie B. Pastaj kemi edhe një të ri tjetër të datëlindjes 2002, Bajrami i Benfikës, që e kam grumbulluar, ndonëse për momentin nuk ka ende pasaportën, por po punojmë që ta marrë në kohë në mënyrë që ta shohim në fushë”, tha ai,
Ndeshjen e parë Shqipëria luan ndaj Spanjës më 26 mars në Barcelonë, ndërsa tre ditë më vonë në 29 mars pret Gjeorgjinë në “Air Albania”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq