Të paktën 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina

20 Mars 2022 | 13:31

Të paktën 1.5 milionë fëmijë janë bërë refugjatë pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, tha të dielën zëdhënësi i UNICEF-it, Joe English. 3.3 milionë të mitur të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, Rusia vijon me bombardimet në Ukrainë. Së fundmi është sulmuar një shkollë në Mariopuol, ku në këtë ishin strehuar më shumë se 400 qytetarë ukrainas. Autoritetet lokale atje akuzojnë forcat ruse se po transportojnë me forcë civilë ukrainas drejt Rusisë.

Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas njoftuan se një tjetër komandant rus ka vdekur gjatë luftimeve, që sipas tyre do të ishte gjenerali i pestë rus që vritet që nisja e sulmeve më 24 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026