Ish-kryeministri çek Babis nën akuzë për mashtrim

22 Mars 2022 | 14:18

Ish-kryeministri çek Andrej Babis del para gjykatës nën akuzat se ka mashtruar me subvencionet e Bashkimit Evropian.

Parlamenti çek votoi më herët për heqjen e imunitetit të Babis, duke bërë që zyra e prokurorisë të Pragës të padisë miliarderin populist.

Ai akuzohet se ka përdorur fondin prej  2 milionë euro të BE-së, të destinuara për kompanitë e vogla dhe të mesme për të financuar një nga bizneset e tij.

Ish-kryeministri i mohon  akuzat dhe thotë se janë “të motivuara politikisht” dhe “absurde”.

Akuzat përfshijnë  fondet e përdorura  për fermën e Lejlekut, e cila iu transferua familjes së Babisit nga një konglomerat i industrisë ushqimore që ai zotëronte, i përbërë nga rreth 250 kompani. Më vonë, konglomerati mori sërish pronësinë e fermës, pasi kishte marrë subvencione nga BE.

Babiš udhëhoqi qeverinë çeke për vetëm një mandat midis viteve 2017 dhe 2021, përpara se të humbiste zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. 67-vjeçari ende mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, të planifikuara për në janar 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026