Raporti i KSHH, avokati tregon shkeljet e policisë ndaj protestuesve

23 Mars 2022 | 19:20

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konfirmuar shkeljet e policisë së shtetit ndaj protestuesve të arrestuar gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve në kryeqytet.

Erdion Macolli, avokat i KSHH tha në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se komiteti ka monitoruar protestat e datave 9-10 mars pas njoftimeve në media për shoqërimin e një numri të madh qytetarësh nga policia e shtetit.

Ai tha se problematikat e konstatuara nga KSHH nisin që nga mangësitë në dokumentimin e të dhënave për të shoqëruarit, deri tek transferimet e tyre në komisariate jashtë kryeqytetit.

“Kemi edhe mangësi të evidentimit të dokumentacionit mjekësor. Për të arrestuarit në flagrancë, afati maksimal brenda të cilit duhet hartuar kartela mjekësore është 12 orë. Ka pasur persona mbi 24 orë në komisariat pa kartelë mjekësore”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022