Spartak Ngjela: Nuk bëhet Teatër Kombëtar me 30 mln euro. Duhen të paktën 150 mln euro
Avokati i njohur, Spartak Ngjela thotë se ka qenë i mendimit që godina e Teatrit Kombëtar mund të kthehej në muze. Ai thotë se qeveria ka gabuar me shembjen, por gabim më të rëndë shikon mungesën e unitetit mes artistëve.
“Tirana ka dy vjet e gjysmë që nuk ka teatër, dikur do zgjidhej kjo krizë por ishte mirë që të zgjidhej me kompromis. Teatri është gjë e domosdoshme për një kryeqytet. Mendoj se duhej ruajtur s muze për faktin se atje kanë marrë pjesë trupa teatrale që kanë pasur nivel botëror”, deklaroi Ngjela duke folur për Euronews Albania.
“Shteti e mori me dhunë atë që vendosi me ligj të mazhorancës së vet. Fakti është se të dy palët kanë gabuar. Shteti është administratë dhe gabon gjithmonë por ku gabuan aktorët? Grupi i aktorëve që nuk donte prishjen e kësaj salle, nuk patën një unitet të brendshëm. Figurat më të mëdha të aktorëve regjisorëve, artistëve nuk morën pjesë. Kjo ka një arsye”, shtoi ai.
Duke e cilësuar teatrin një domosdoshmëri për krijimin e një qytetarie normale, avokati nënvizoi se, kërkesa për një teatër të ri është bërë nga aktorët e mëdhenj që në kohën e komunizmit. Pikërisht teatri i ri që duhet të ndërtuar, tha z. Ngjela është çështje që duhet parë me prioritet, pasi sipas tij nuk mjaftojnë 30 milionë euro për të ndërtuar një teatër kombëtar.
“Tani duhet parë a do të ndërtohet vërtetë një teatër madhështor në Tiranë me 20 milionë euro qoftë me 30 milionë. Teatri Kombëtar duhet të jetë një investim madhështor që t’i kalojë 150 milionë euro. Duhet të detyrojmë shtetin të ndërtojë një teatër modern që të ketë vlerë kulturore si ndërtesë dhe si godinë dhe nuk mund të bëhet dot me 30 milionë euro, duhen mbi 150 milionë euro. Nëse shteti nuk ka para duhet t’i drejtohet popullit”, deklaroi avokati i njohur.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin