‘Kanë frikë nga Rusia”, Zelenksi kritikon Macron
Presidenti ukrainas Zelenski ka dhënë pikëpamjen e tij se cilat vende të Evropës Perëndimore po ndihmojnë apo jo, në luftën me Rusinë.
Në një intervistë për “Economist”, presidenti ukrainas kritikon ashpër presidentin e Francës Emmanuel Macron për dështimin për të ofruar mbështetje ushtarake.
“Sepse ata kanë frikë nga Rusia dhe kaq. Ata që e thonë të parët, janë të parët që kanë frikë”, shprehet ai.
Ai nënvizon se Boris Johnson i Britanisë së Madhe ka qenë shumë më i prirur për të dërguar armë.
“Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull. Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për të dalë nga situata”, u shpreh Zelenski.
Sa i përket qëndrimit të Gjermanisë, ai u shpreh: “Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën kur ajo zhvillohet”.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 15:42 Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore
- 15:35 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 15:34 Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)