Festohet pavarësia e Greqisë, banda “Mantzaros” dhuroi 2 koncerte në Tiranë 

25 Mars 2022 | 19:58

Për ditën e Pavarësisë të Greqisë, në Sheshin Skëndërbej, që prej paradites nisën festimet.

Banda e njohur filarmonike nga Vendi Fqinj, “Mantzaros”, dhuroi një shfaqje duke luajtur pjesët më të famshme nga repertori grek.

Në këtë vit jubilar, shënohet 200 vjetori jo vetëm i pavarësisë, por siç njihet ndryshe 25 marsi i 1821, si dita e revolucion grek i cili triumfoi ndaj pushtimit Osman.

“Ky program nuk është tërësisht i dedikuar vetëm për revolucion Grek, është një program që është shfaqur shumë shpesh nëpër botë. Nuk ka vetëm kompozime për nder të revulucionarëve, por është edhe i dedikuar edhe për kompozitorët e mëdhenj të shekullit 21”, tha Sokratis Anthis, presidenti i bordit administrues së Orkestrës.

Festa për ditën kombëtare të Greqisë vazhdoi me një tjetër koncert i cili i mbajt në Katedralen Ortodokse.

“Ju falënderojmë që erdhët te festojmë këtë përvjetor shumë të rëndësishëm për Greqinë. Është për të ardhur keq që kjo festohet në një konjukturë të vështirë për Evropën dhe botën. E kam fjalën për luftën dhe uroj që kjo dramë të përfundojë shpejt.  Falënderoj orkestrën filarmonike për këtë moment të veçantë”, u shpreh Sophia Philippidou, ambasadorja e Greqisë në Tiranë.

“Pranuam me një gëzim shumë të madh të ishim këtu për ditën kombëtare të pavarësisë së Greqisë, ishte kënaqësi që të vinim në këtë vend të mrekullueshëm. Koncerti i sotshme ka një vend të veçantë sepse përkon në një ditë të rëndësishme për helenizmin dhe kjo ditë forcohet”, tha Trivias.

Në këtë koncert u luajtën për gati 1 orë pjesët më të mira të muzikës greke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026