Nisin masat lehtësuese, epidemiologu Artan Simaku: Epidemia është drejt shuarjes natyrale, por t’i shmangim përqafimet

18 Maj 2020 | 12:01

Nga dita e sotme do të fillojnë të zbatohen masa më të mëdha lehtësuese që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit. Në qytetet që janë zona të gjelbra, hiqen të gjitha kufizimet e fashave të orareve ndërsa në zonat e kuqe, lëvizja është shtyrë deri në orën 21:00. Krahas kësaj, nga sot janë hequr në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës ndërsa fundjava do të jetë përsëri pa makina.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania epidemiologu Artan Simaku foli lidhur me ndikimin që mund të ketë heqja e kufizimeve në situatën e epidemisë në vend. 

Sipas tij, lëvizjet sporadike të rasteve me COVID-19 priten edhe në ditët në vijim, por e rëndësishme është që epidemia po shkon drejt shuarjen natyrale drejt fundit.

Mjeku epidemiolog këshilloi që pavarësisht pakësimit të rasteve, ditë pas dite duhet të vijohet me masat mbrojtëse, distancimin social dhe bizneset të zbatojnë protokollet e hartuara në këtë kuadër.

Lehtësimi i masave do vlerësohet javë pas jave në bazë të rezultatit të testimeve. Kemi thënë që presim një numër të ulët të qëndrueshëm, por gjithnjë e në ulje të rasteve.

“Sot kishim, dy raste, por në ditët në vijim mund të kemi luhatje të rasteve. Ajo që është e rëndësishme është se jemi duke shkuar drejt shuarjen natyrale të epidemisë, pra drejt përfundimit dhe drejt normalizimit të gjendjes.  Por duhet të vazhdohet me masat mbrojtëse, distancimi fizik, maskat, dhe bizneset duket të  zbatojnë protokollet. Të shmangim përqafimet dhe dhënien e duarve.

Nuk parashikojmë shtim në rasteve por me kushtin që do respektohen masat mbrojtëse. Këto masa duhet të na bëhen kulturë.  Virusi qarkullon në popullatë ndaj të moshuarit janë më të rrezikuarit”, tha epidemiologu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026