SPAK paraqet prova të reja ndaj Alqi Bllakos

31 Mars 2022 | 12:17

SPAK ka paraqitur prova të reja në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Sipas prokurorëve, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri.

SPAK thotë se kjo provë përforcon dyshimet e përfshirjes së Bllakos në aferën e inceneratorit të Fierit.

Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, kundrejt marrjes së një shume prej 14,964,900 lekë.

Këto para i janë paguar në mënyrë të tërthortë përmes punësimit të babait të tij gjatë fazës së punimeve për ndërtimin e iceneratorit me një pagë rreth 6 mijë euro në muaj.

Për këtë arsye me vendim gjykate është vendosur në sekuestro një apartament në Tiranë në pronësi të babait të Bllakos, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro.

Gjithashtu, Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

LEXONI GJITHASHTU:

SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS-së

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026