Policë pa uniformë poshtë banesës së Alqi Bllakos

Inceneratori
31 Mars 2022 | 16:30

Forca policie janë parë në banesën e Alqi Bllakos te rruga e Elbasanit, ndërsa vetë ish-deputeti nuk është parë në drejtorinë e policisë, aty ku shoqërohen fillimisht personat e arrestuar.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se është ende në pritje të zbardhjes së vendimit për arrestimin e Bllakos me kërkesë të SPAK-ut.

Aktualisht, gazetari tha se gjyqtari Erion Bani po shqyrton kërkesën e SPAK për 4 masa sigurie (arrest shtëpie dhe me burg) për zyrtarë që akuzohen për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Mbi Alqi Bllakon rëndojnë dy akuza: shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas kodit penal, kjo dënohet nga 7-12 vite burg.

Ferhati raportoi se sot SPAK-u ka paraqitur prova të reja për këto akuza. Sipas prokurorisë në vitin 2019, Bllako ka shkuar në Itali me Klodian Zoton, I shpallur në kërkim për aferën e tre inceneratorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026