Mësuesit në Kosovë kërkojnë rritje pagash për përballimin e krizës
Fillimi i prillit mund të sjellë greva të mësimdhënësve në Kosovë.
Sipas drejtuesve të Sindikatës së Arsimit, mësimdhënësit janë të detyruar, nëse qeveria nuk merr parasysh dy kërkesat e tyre.
“Të mbështeten me nga 100 euro shtesë në pagë për t’i përballuar më lirë këto çmime dhe kjo shtesë të vlejë gjersa nuk arrihet marrëveshja e finalizimit të ligjit të pagave”, thotë Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut.
Kërkesat e arsimtarëve janë legjitime, thotë Rinor Qehaja nga ‘Ed Guard’, organizatë që monitoron zhvillimet në arsimin e Kosovës. Por ai shprehet kundër hapave që dëmtojnë nxënësit.
“Prerja dhe çdo periudhe jashtë mësimit për nxënësit do të ishte e papërballueshme dhe e padrejtë pikësëpari për nxënësit”, shprehet Rinor Qehaja, ‘Ed Guard’.
Për dëmet që mund të sjelle greva për fëmijët janë të vetëdijshëm edhe mësuesit, por thonë se nuk kanë alternative tjetër. Megjithatë, Jashari beson se kjo situatë mund të tejkalohet nëse ka gatishmëri të qeverisë për dialog.
Me këtë pajtohet edhe Qehaja, por që sipas tij, mungon një komunikim i duhur mes institucioneve dhe sindikatave.
Gatishmëria e Ministrisë së Arsimit për një dialog të tillë, nuk dihet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.