Presidenti i ri, Moisiu: Çdo kandidaturë e dalë nga pazaret, s’është e goditur
Mazhoranca ka nisur procedurat për përzgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në krye të shtetit. Për ish-presidentin Alfred Moisiu, një emër i dalë nga pazaret, nuk është zgjidhje.
“Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Sa presidenti zgjidhet si rezultat i pazarllëqeve, vështirë të gjendet një zgjidhje e goditur”, tha Moisiu.
Ish-presidenti e sheh si shqetësues faktin që kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
“Nuk mund të zgjidhet presidenti me 71 vota. Është vota më e vogël për çdo institucion tjetër që zgjedh kuvendi jonë. Një institucion shumë i rëndësishëm zgjidhet me më pak vota se institucionet e tjera që nuk janë aq të rëndësishme”, u shpreh ish-presidenti.
Prej kohësh Moisiu ka hedhur idenë e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë zgjedhjen e presidentit nga populli. Por asnjë nga partitë nuk duket se e përkrahin si ide.
Një kandidaturë e mirë sipas tij, duhet të mos ketë qenë apo të mos jetë pjesë e asnjë partie politike.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta