Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

4 Prill 2022 | 15:53

Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës mbaron në maj të këtij viti.

Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

Ata që dëshirojnë të kandidojnë, duhet të paraqesin dokumentet në kryesinë e kuvendit brenda datës 19 prill.

Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli.

Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.  

Por viti 2017 tregoi se Avokati i Popullit mund të bëhet edhe pjesë e marrëveshjeve politike mes kryetarëve të partive – në kundërshtim me ligjet e vendit.

Kështu, në maj të 2017-ës, kryeministri Rama dhe asokohe kreu i opozitës, Basha, ranë dakord që ky post, t’i takonte opozitës.

Mbetet për t’u parë nëse do ketë një marrëveshje politike, apo Avokati i Popullit këtë herë do të zgjidhet sipas procedurës dhe kritereve ligjore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026