Arrestimet për Teatrin, Meta thirrje urgjente strukturave: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe aktivistëve, të cilët janë arrestuar dhe ndaluar për rezistencën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Me një shënim në rrjetin social “Facebook”, Meta shprehet se arrestimet e bëra për mbrotjen paqësore për teatrin janë thjesht politike.
“Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike.Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020”, shkruan Meta.
Gjykata e Tiranës pritet të japë sot në orën 11:30 minuta masën e sigurisë për 8 të ndaluar në protestën e 17 majit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Seanca po zhvillohet në këto momente, ndërkohë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në protestë përpara Gjykatës për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar.
Kreu i Shteti ka qenë një zë kritikë ndaj qeverisë dhe bashkisë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai e ka cilësuar këtë veprim si krim “të paaministueshëm”.
Lexoni gjithashtu:
Masa e sigurisë për të arrestuarit e Teatrit, Lëvizja Vetëvendosje në protestë para gjykatës
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta