Rekord në 30 vite, tkurret vrima në shtresën e ozonit
Vrima e zezë në shtresën e ozonit mund të mbahet nën kontroll, e ky është një sinjal pozitiv në shpresat për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike.
Përmasat e kësaj vrime për vitin 2019, siç zbulohet nga programi i mbikëqyrjes së Tokës nga Bashkimi Evropian, “Copernicus”, priten të jenë më të voglat në 30 vitet e fundit, pjesërisht falë Protokollit të Montrealit të miratuar në vitin 1987 për mbrojtjen e shtresës së ozonit.
Ishte viti 1985, kur shkencëtarët britanikë njoftuan një zbulim tmerrues. Në shtresën e ozonit ekzistonte një vrimë e madhe mbi Antarktik dhe që provonte kësisoj se aktivitetet e njerëzimit kishin një ndikim dëmtues në shtresën stratosferike që na mbron nga rrezet tejet të dëmshme ultraviolet.
Në pikun e saj, vrima kishte përmasa rreth 25 milionë kilometra katrorë, ndërkohë që këtë vit pritet që të jetë më pak se 10 milionë kilometra katrorë, siç është shprehur Vincent-Henri Peuch, kreu i Shërbimit “Copernicus” të Mbikëqyrjes së Atmosferës, për “Euronews”.
Edhe pse konsiderueshëm më e vogël, kjo e këtij viti sërish i përafrohet sipërfaqes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Kinës.
Zakonisht, vrima e ozonit në Antarktik nis të krijohet çdo vit gjatë gushtit, kulmon në tetor dhe zhduket në dhjetor. Gjithsesi, të dhënat e sivjetshme kanë zbuluar se formimi i vrimës është bërë gati dy javë më herët dhe, përveç të qenit më e vogla në dekadat e fundit, është zhvendosur nga qendra e Polit të Jugut.
Kjo ka ndodhur për shkak të vorbullës polare, një stuhi e fortë ajri të ftohtë në stratosferë që ofron kushtet për krijimin e vrimave të ozonit, që është bërë e paqëndrueshme prej fillimit të shtatorit si pasojë e temperaturave deri në 40 gradë Celsius në stratosferë.
Shkencëtari Peuch theksoi se marrëdhënia midis ndryshimeve klimatike dhe rikuperimit të shtresës së ozonit është e paqartë. “Ndryshimet klimatike mund të luajnë rol ndoshta në vonesën e rikuperimit të shtresës së ozonit, por vështirë ta parashikosh saktësisht. Deri më tani, gjithçka ka qenë fryt i kushteve dinamike në stratosferë, kështu që në javët e ardhshme pritet një zgjerim i vrimës në shtresën e ozonit, megjithatë jo në përmasat e para në dekadat e kaluara”, tha ai.
Sa i përket Protokollit të Montrealit, që ndaloi një numër substancash shkatërruese të ozonit, Peuch thonë se efektet e tij kanë pasoja që do të ndihen në një periudhë afatgjatë. “Fatkeqësisht, këto substanca kërkojnë një periudhë të gjatë të largohen nga atmosfera, ndaj dhe shpresojmë që problemi i shtresë së ozonit të jetë zgjidhur tërësisht rreth vitit 2060”.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 16:13 Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 15:41 Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin